Telegrafi

Notat e lojtarëve: Plzen 2-4 Bayern, veçohet paraqitja e Goretzkas

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Bayern Munichu e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales në Ligën e Kampionëve pas fitores ndaj Viktoria Plzenit në ndeshjen e raundit të katërt në Ligën e Kampionëve.

Padyshim që bavarezët kanë marrë notë mesatare shumë më të lartë në krahasim me ekipin nikoqir falë paraqitjes dukshëm më të mirë.

Golashënuesi i dyfishtë, njëherësh asistuesi, Leon Goretzka, është futbollisti me vlerësimin më të lartë në këtë sfidë. Pas tij ndodhet Leroy Sane në listën e lojtarëve me paraqitjen më të mirë.

Faza defensive e ekipit vendas së bashku me portierin i kanë marrë notat më të ulëta në këtë ndeshje.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Viktoria Plzen 2-4 Bayern Munich. /Telegrafi/