Telegrafi

Notat e lojtarëve: Newcastle United 0-2 Manchester United, shkëlqen Rashford

Marcus Rashford, Manchester United, Newcastle United (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Manchester Unitedi ka vazhduar me serinë e fitoreve në Ligën Premier duke fituar në udhëtim te Newcastle United.

Paraqitja e Djajve të Kuq ishte më e mirë (7.20), se ajo e skuadrës vendase (6.33).

Golashënuesi Marcus Rashford është shpallur lojtari më i mirë në këtë ndeshje (8.0).

Shumica e lojtarëve të Unitedit kanë bërë paraqitje të mirë, në përjashtim të Anthony Martial (6.2) dhe Juan Mata (6.5).

Loja e vendasve ishte në përgjithësi jo e mirë, ndërsa portieri Martin Dubravka (5.9) e ka marrë notën më të ulët në këtë ndeshje për shkak të gabimit të tij.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Newcastle United (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester United (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/