Atletico Madridi dhe Bayer Leverkuseni i kanë shënuar nga dy gola në ndeshjen e raundit të pestë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Ky barazim nënkuptonte eliminimin e tyre, ndërsa dy skuadrat kanë marrë nota mesatare relativisht të njëjta.
Portieri i ekipit mysafir, Lukas Hradecky, ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë sfidë.
Nota më e ulët ka shkuar për mesfushorin anësor të skuadrës nikoqire, Angel Correa, ndërsa as Alvaro Morata nuk i shfaqi cilësitë e tij.
Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Atletico Madrid 2-2 Bayer Leverkusen. /Telegrafi/