Napoli dhe PSG kanë barazuar 1-1 në Sao Paolo në një ndeshje ku të dy skuadrat nuk treguan shumë nga potenciali i tyre.
Bernat në pjesën e parë e Insigne në të dytën shënuan golat në këtë përballje.
Te vendasit, ishin dy lojtarë që u paraqitën mirë, Lorenzo Insigne dhe Dries Mertens me 7.5.
Callejon dhe Allan po ashtu u vlerësuan lartë.
Te mysafirët dhe lojtari më i votuar i ndeshjes doli të jetë Neymar me 7.6.
Bernat me 7.3 dhe Silva me 7.1 u dalluan nga PSG.
Lojtari me notën më të dobët në këtë ndeshje ishte Marek Hamsik me 6.1. /Telegrafi/