Monaco ka shënuar fitore ndaj PSG-së me rezultat 3-1 në kuadër të javës së 23-të në Ligue 1.
Aleksandr Golovin shënoi një herë, ndërsa Ben Yedder shtoi dy gola të tjerë për Monaco në këtë fitore. Golin e vetëm për PSG-në e shënoi talenti Warren Zaire-Emery.
Ben Yedder ishte lojtari më i mirë në fushë me notën 9.5, pasi përveç golave shtoi edhe një asistim.
Krepin Diatta po ashtu kishte paraqitje të mirë me notën 7.6.
Në anën tjetër lojtari më i dobët në fushë ishte mbrojtësi i PSG-së, El Chadaille Bitshiabu, me notën 5.4.
Notat e lojtarëve të Monacos dhe PSG-së
/Telegrafi/