Manchester Unitd e ka mposhtur 3-0 Watfordin në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Golat për Djajtë e Kuq i shënuan Bruno Fernandes (42’), Anthony Martial (58’) dhe Mason Greenwood (75’).
Unitedi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.45, derisa Watfordi u vlerësua me 6.17.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori portugez që arriti të shënonte dhe të asistonte, e që u notua me 9.2.
Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të ishte Roberto Pereyra me vlerësimin 5.4.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/