Telegrafi

Notat e lojtarëve, Manchester United 2-0 Tottenham: Bruno Fernandes më i vlerësuari

Manchester United ka arritur ta mposht Tottenhamin me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Fred dhe Bruno Fernandes ishin ata që i shënuan golat në këtë fitore.

Portugezi ishte lojtari më i mirë në fushë, më notën 9.4.

Pas tij ishte Fred me notën 8.4, ndërsa me nota të mira u vlerësuan edhe mbrojtësit.

Më i miri te Tottenham ishte portieri Hugo Lloris me notën 8.3.

Harry Kane dhe Marcus Rashford ishin më të dobëtit në fushë me notën 6.3.

Notat e lojtarëve të Manchester United dhe Tottenham

/Telegrafi/