Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester United 2-0 Brighton, veçohet paraqitja e Fernandes

(Foto: Twitter/Manchester United)

Manchester Unitedi e ka kryer detyrën përballë Brighton & Hove Albion në Old Trafford duke rrëmbyer pikët e plota.

Djajtë e Kuq bënë paraqitje më bindëse se kundërshtari, ashtu që kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi mysafir.

Bruno Fernandes, i cili arriti të shënonte në fund, ka marrë vlerësimin më të lartë në takim, derisa qendërmbrojtësi i përjashtuar, Lewis Dunk, ka marrë notën më të ulët.

Lexo po ashtu Ronaldo rikthehet për të shënuar dhe Unitedi i gëzohet fitores ndaj Brightonit

Diogo Dalot, David de Gea e Cristiano Ronaldo, janë futbollistët tjerë me paraqitje të mira në këtë sfidë.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Manchester United 2-0 Brighton. /Telegrafi/