Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester United 1-2 Sevilla, shkëlqen Ben Yedder

(Foto: Getty Images)

Sevilla ka arritur të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2-1.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, por në fundin e saj në skenë doli rezervisti Ben Yedder që arriti të shënojë dy herë për Sevillën.

Ai shënoi në minutat 74 dhe 78, për t’i dhuruar fitoren andaluzianëve.

(Foto: Getty Images)

Pas ndeshjes ai ka dal lojtari më i mirë me notën 8.1.  Paraqitje të mirë kishin edhe Correa, Banega dhe N’Zonzi.

Në anën tjetër te United, Lukaku ishte lojtari më i mirë me notën 8.0.

(Foto: Getty Images)

Më të dobëtit ishin dyshja e mbrojtjes Bailly dhe Smalling me notën 6.3

Lojtari më i dobët i takimit ishte sulmuesi i Sevillës, Luis Muriel. /Telegrafi/