Sevilla ka arritur të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Manchester Unitedin me rezultat 2-1.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, por në fundin e saj në skenë doli rezervisti Ben Yedder që arriti të shënojë dy herë për Sevillën.
Ai shënoi në minutat 74 dhe 78, për t’i dhuruar fitoren andaluzianëve.
Pas ndeshjes ai ka dal lojtari më i mirë me notën 8.1. Paraqitje të mirë kishin edhe Correa, Banega dhe N’Zonzi.
Në anën tjetër te United, Lukaku ishte lojtari më i mirë me notën 8.0.
Më të dobëtit ishin dyshja e mbrojtjes Bailly dhe Smalling me notën 6.3
Lojtari më i dobët i takimit ishte sulmuesi i Sevillës, Luis Muriel. /Telegrafi/