Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester United 1-2 Crystal Palace, Van Aanholt ishte më i miri

Patrick van Aanholt (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Crystal Palace e ka mposhtur Manchester Unitedin në javën e tretë të Ligës Premier me rezultat 1-2.

Golin për Djajtë e Kuq e shënoi Daniel James në minutën e 89-të, ndërsa dy të fitoret për ‘The Eagles’ i realizuan, Jordan Ayew (32’) dhe Patrick van Aanholt (90’+2).

Crystal Palace ishte skuadër për një nuancë më e mirë, duke marrë notën e përgjithshme 6.76, ndërsa Unitedi u vlerësua me 6.50, një diferencë e ngushtë mes dy skuadrave.

Penalltia e humbur nga Marcus Rashford (Foto: Jan Kruger/Getty Images/Guliver)

Lojtari me paraqitjen më të mirë në ndeshje ishte mbrojtësi i Palaces, Van Aanholt, që mori notën 7.7, pasi shënoi golin e fitores.

Nga ana tjetër, lojtari që kishin paraqitjen më të dobët ishin portieri i Unitedit, David de Gea, që mori vlerësimin 5.9.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Manchester Unitedit (Foto: WhoScored)
Notat e lojtarëve të Crystal Palace (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/