Manchester City ka regjistruar një tjetër hap të rëndësishëm në garën për mbrojtjen e titullit duke e mposhtur Watfordin.
Duke qenë se paraqitja e vendasve ishte më e mirë, atëherë edhe nota mesatare e tyre (6.99) është më e lartë në krahasim me atë të mysafirëve (6.34).
Një paraqitje mjaft e mirë edhe nga Riyad Mahrez (8.5) e David Silva (8.2) që dhuruan asistimet.
Portieri Ederson, i cili nuk pati shumë punë për të bërë, ndërsa e pranoi një gol, është vlerësuar me notën më të ulët te City (5.9).
Te mysafirët ka zhgënjyer faza e mesfushës, përveç Etienne Capoue, i cili e ka edhe notën më të lartë te Watfordi (7.3).
Vlerësimi më i ulët në këtë ndeshje shkon për Tom Cleverley, i cili ka marrë notën 5.7.
Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/