Leicesteri e ka mposhtur Manchester Cityn 5-2 në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.
Golat për Citizens i shënuan Riyad Mahrez e Nathan Ake, derisa për Dhleprat shënuan Jamie Vardy me het-trik, James Maddison dhe Youri Tielemans.
Leicesteri ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.02, ndërsa City u vlerësua me 6.11.
Lojtari me paraqitjen më të mirë natyrisht se ishte Jamie Vardy që me het-trikun e tij i ndihmoi skuadrës së tij që të fitonte tri pikë dhe mori notën 9.6.
Në anën tjetër, në këtë sfidë paraqitje të dobët patën Ederson dhe Mendy që u vlerësuan me 5.2.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/