Manchester City ka arritur të shënojë fitore përballë Napolit me rezultat 2-1.
Kjo ndeshje ishte konsideruar nga shumë njohës si ndeshja mes dy skuadrave me futbollin më të bukur në Evropë.
Sterling dhe Jesus shënuan për anglezët, ndërsa Diawara shënoi për Napolin.
Nota më e madhe shkon për dy lojtarë, Reahem Sterling dhe portierin Ederson që janë notuar 7.7, por lojtar i ndeshjes shpallet sulmuesi.
De Bruyne po ashtu kishte notë të lartë (7.6) te City.
Te Napoli, Hysaj u notuan me 6.9, ndërsa me notën më të dobët ishte Zielinski (6.0) dhe Mertens (6.1).
Manchsster City pas kësaj ndeshje ka 9 pikë, ndërsa Napoli vetëm tri. /Telegrafi/