Telegrafi

Notat e lojtarëve: Manchester City 0-0 Sporting, Sterling dështim

Manchester City nuk e ka mposhtur Sporting Lisbonën në ndeshjen kthyese të të tetës së finales në Ligën e Kampionëve, por e ka konfirmuar kualifikimin në çerekfinale.

Edhe pse rezultati ishte i barabartë, skuadra angleze pati paraqitjen më të mirë dhe ka marrë notë mesatare më të lartë se ekipi portugez.

Kjo ka bërë që edhe lojtari më i vlerësuar në ndeshje të ishte portieri mysafir Antonio Adán me notën 8.0.

Lojtari më i dobët i ndeshjes ishte Raheem Sterling me notën 5.8.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Manchester City 0-0 Sporting Lisbon. /Telegrafi/