Telegrafi

Notat e lojtarëve: Man Utd 1-0 Brentford, paraqitje e mirë nga Fernandes

(Foto: Getty Images)

Manchester Unitedi i ka marrë pikë të plota ndaj Bretfordit në ndeshjen e mbetur nga java e 25-të në Ligën Premier.

Duke qenë skuadra fituese dhe duke bërë paraqitje më të mirë, Djajtë e Kuq kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi kundërshtar.

Futbollisti me paraqitjen më të mirë është vlerësuar mesfushori Bruno Fernandes, i shoqëruar nga golashënuesi Marcus Rashford dhe faza e mbrojtjes.

Lexo po ashtu Unitedi rikthehet te fitorja ndaj Bretfordit dhe ngritet për një pozitë

Në anën tjetër, notën më të ulët e ka marrë mesfushori i ekipit mysafir, Christian Norgard.

Në vijim sjellim vlerësimin e plotë të SofaScore për futbollistët e të dyja skuadrave në ndeshjen Manchester United 1-0 Brentford. /Telegrafi/