Telegrafi

Notat e lojtarëve: Man City 3-1 Man United, shkëlqeu Foden, dështim nga ylli i Djajve të Kuq

Manchester Cityu mori fitore 3-1 ndaj rivalit lokal, Manchester United në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Golat për Citizens i shënuan Phil Foden me dy dhe Erling Haaland, ndërsa për Djajtë e Kuq realizoi Marcus Rashford.

Manchester City ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.67, me Manchester United që u vlerësua me 6.59.

Lexo po ashtu "Mançesteri është i kaltër" falë paraqitjes heroike të Foden: City dominoi absolutisht Unitedin

Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim Foden, që u notua me 9.8.

Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Sofyan Amrabat, që u vlerësua me 3.7.

Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:

/Telegrafi/