Manchester Cityu mori fitore 3-1 ndaj rivalit lokal, Manchester United në derbin e zhvilluar në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.
Golat për Citizens i shënuan Phil Foden me dy dhe Erling Haaland, ndërsa për Djajtë e Kuq realizoi Marcus Rashford.
Manchester City ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.67, me Manchester United që u vlerësua me 6.59.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim Foden, që u notua me 9.8.
Në anën tjetër, dështimi i këtij dueli doli të ishte Sofyan Amrabat, që u vlerësua me 3.7.
Notat e lojtarëve të tjerë të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/