Telegrafi

Notat e lojtarëve: Man City 3-1 Leicester City – Shkëlqen Haaland

Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, duke treguar se do të luftojnë deri në fund me Arsenalin për titull.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga John Stones (5’) dhe Erling Haaland (13’, 25’) për vendasit, ndërsa Kelechi Iheanacho (75’) për mysafirët.

Lexo po ashtu Man City fiton me lehtësi ndaj Leicester Cityt dhe vazhdon trysninë ndaj Arsenalit

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht Haaland, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin mysafir, Daniel Iversen, që u notua me 5.7.

Notat e lojtarëve

 

/Telegrafi/