Manchester City ka fituar me rezultat 3-1 në shtëpi ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka arritur edhe fitoren e gjashtë radhazi në kampionat, duke treguar se do të luftojnë deri në fund me Arsenalin për titull.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga John Stones (5’) dhe Erling Haaland (13’, 25’) për vendasit, ndërsa Kelechi Iheanacho (75’) për mysafirët.
Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte pikërisht Haaland, i cili pas dy golave u vlerësua me notë 8.1.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për portierin mysafir, Daniel Iversen, që u notua me 5.7.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/