Manchester United mori një fitore të madhe me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Manchester Cityt, duke vazhduar kështu krizën e thellë të Pep Guardiolës.
Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Cityt të cilët kishin kaluar në avantazh falë një goli me kokë nga Josko Gvardiol.
Sidoqoftë, reagimi i Unitedit erdhi në pjesën e dytë, ku ata arritën që brenda pak minutash të shënojnë dy gola për të kompletuar rikthimin.
Bruno Fernandes dhe Amad Diallo ishin lojtarët që i dhanë triumfin ‘Djajve të Kuq’ një fitore e cila do të ngre moralin e ekipit për ndeshjet në vazhdim.
Për golin e shënuar dhe paraqitjen e tij në këtë sfidë, Amad Diallo u vlerësua me notën 8.3 nga Sofascore duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes.
Me paraqitje të mira u vlerësuan edhe Lisandro Martinez (7.7), Bruno Fernandes (7.4) dhe Manuel Ugarte (7.1).
Tek City në anën tjetër lojtari më i mirë në fushë ishte Josko Gvardiol me notën 7.5, ndërsa paraqitje solide patën edhe Kevin De Bruyne (7.5) dhe Phil Foden e Ilkay Gundogan (7.1).
Notat e lojtarëve tjerë të të dyja skuadrave: