Borussia Dortmundi ka rrëmbyer tri pikë në përballjen si mysafir i Mainzit me një gol të vonshëm.
Megjithëse BVB ishte skuadra fituese, notat mesatare të ekipeve janë mjaft të përafërta.
Emre Can, i cili po luan në rolin e qendërmbrojtësit te Dortmundi, ka marrë vlerësimin më të lartë te ekipi mysafir, por edhe në përgjithësi në ndeshje, i ndjekur nga golashënuesi Axel Witsel.
Te ekipi nikoqir notën më të lartë e ka marrë mesfushori Kevin Stoger falë paraqitjes së tij të mirë.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Mainz 0-1 Borussia Dortmund. /Telegrafi/