Telegrafi

Notat e lojtarëve, Leicester City 0-1 Manchester City: Gundogan më i miri në fushë

Manchester City ka shënuar fitore si mysafir ndaj Leicester Cityt me rezultat 1-0 në kuadër të javës së katërt në Ligën Premier.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 62-të nga portugezi Bernardo Silva.

Më i miri në fushë ishte Ilkay Gundogan me notën 8.2. Pas tij u vlerësua Silva me notën 7.9.

Te vendasit më i miri ishte Kasper Schmeichel me notën 8.0, pas disa pritjeve të bukura në këtë takim.

Youri Tielemans (Leicester) dhe Gabirel Jesus (Man City), ishin më të dobëtit në fushë.

Notat e lojtarëve të Leicester dhe Manchester Cityt

/Telegrafi/