Lazio ka shënuar fitore ndaj Borussia Dortmund me rezultat 3-1 në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve.
Në këtë ndeshje ka debutuar edhe Vedat Muriqi në minutën e 67-të të ndeshjes. Ai ka zëvendësuar Joqauin Correan, duke u bërë dyshe me Ciro Immobilen.
Muriqi nuk kishte shumë minuta për të treguar vetën dhe u vlerësua me notën 5.9.
Lojtar i ndeshjes doli të jetë Ciro Immobile me notën 8.3.
Thomas Strakosha u notua me 7.1.
Te Borussia Dortmund ishte më i miri Erling Haaland me notën 8.0.
Notat e lojtarëve të Lazio
Notat e lojtarëve të Borussia Dortmund
/Telegrafi/