Lazio ka barazuar në shtëpi ndaj Club Brugge (2-2), rezultat që i ka mjaftuar për të kaluar tutje në fazën e eliminimit direkt.
Joaquin Correa dhe Ciro Immobile shënuan për Laizon, ndërsa Ruud Vormer dhe Hans Vanaken për mysafirët.
Vormer që shënoi një herë dhe asistoi një herë ishte më i miri në fushë me notën 8.1.
Te Lazio më i miri ishte Correa që u vlerësua me notën 7.6. Më i dobëti në fushë ishte portieri Pepe Reina me notën 5.2.
Deri në fund nuk kishte më gola dhe Lazio me këtë barazim kaloi tutje me 10 pikë.
Notat e lojtarëve të Lazios
Notat e lojtarëve të Brugge
/Telegrafi/