‘Derby della Capitale’ ndërmjet Lazios dhe Romës nuk ka prodhuar fitues, pasi ndeshja përfundoi pa gola.
Ishte një ndeshje e baraspeshuar, prandaj edhe vlerësimi mesatar i Biancocelestëve (6.60) ishte i përafërt me atë të Giallorossëve (6.75).
Vlerësimin më të ulët te Lazio e ka marrë sulmuesi Ciro Immobile (5.9), i cili nuk arriti të tregohej i rrezikshëm, ndërsa Luis Felipe ka marrë notën më të lartë (7.2).
Portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili e mbajti portën të paprekur është vlerësuar me notën 6.6, duke qenë se nuk pati edhe shumë punë për të bërë.
Federico Fazio (7.9) ka marrë notën më të lartë te Roma që njëherësh është edhe vlerësimi më i lartë në ndeshje.
Notën më të ulët te skuadra verdhekuqe e ka marrë Patrik Schick (6.2).
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/