Telegrafi

Notat e lojtarëve: Kroacia 3-1 Skocia, shkëlqimi i Modric

(Foto: Twitter/Uefa Euro 2020)

Kroacia e ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të ‘Euro 2020’ falë fitores bindëse (3-1) ndaj Skocisë.

Skuadra ballkanike i mori pikët e nevojshme dhe i shënoi golat e duhur për t’u pozicionuar në vend të dytë në Grupin D, para Republikës Çeke që po ashtu është kualifikuar nga vendi i tretë.

Ekipi kroat bëri paraqitje të mirë në përgjithësi, porse u veçua Luka Modric me lojën e tij, asistimin dhe golin.

Lexo po ashtu Kroacia fiton ndaj Skocisë dhe siguron pjesëmarrjen në 1/8 e finales

Në anën tjetër, nota më e ulët ka shkuar për portierin skocez, David Marshall, që pranoi tre gola.

SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve në sfidën e ‘Euro 2020’ ndërmjet Kroacisë dhe Skocisë. /Telegrafi/