Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve, Kroaci 1-1 Brazil: Livakovic më i miri në fitoren e kroatëve  

Kroacia ka kaluar në gjysmëfinale të Katar 2022 pasi mposhti Brazilin me penallti, pasi koha e rregullt u mbyll 0-0, ndërsa vazhdimet 1-1.

Brazilianët që shiheshin si favorit para kësaj ndeshje kishin iniciativën, por që kroatët u treguan të fortë dhe arritën të neutralizonin sulmet e tyre.

Golat në këtë përballje u shënuan në vazhdime, ku fillimisht shënoi Neymar, ndërsa Bruno Petkovic barazoi shifrat.

Lojtari më i mirë në këtë përballje ishte portieri kroat Dominik Livakovic (9.0) që bëri shumë pritje në lojë dhe një në penallti.

Richarlison dhe Eder Miltaoi ishin më të mirët në fushë nga brazilianët me notën 7.3.

Alisson ishte më i dobëti në fushë me notën 6.4.

Notat e lojtarëve të Kroacisë dhe Brazilit

/Telegrafi/

Exit mobile version