Anglia ka fituar pas penalltive ndaj Kolumbisë 4-3, pasi loja e rregullt është mbyllur 1-1.
Anglezët ishin në avantazh me golin e Harry Kane, ndërsa kolumbianët barazuan me Yerry Mina në fund të ndeshjes.
Lojtar i ndeshjes doli të jetë Trippier, i cili është vlerësuar me notën 8.7. Ai shënoi penalltinë, ndërsa edhe gjatë ndeshjes ishte i papërmbajtshëm.
Harry Kane është notuar me 8.6 dhe është lojtari i dytë më i vlerësuar.
Maguire dhe Stones janë vlerësuar po ashtu lartë.
Te Kolumbia është vlerësuar lartë Yerry Mina me 8.1.
Henderson u vlerësua si lojtari më i dobët i ndeshjes. /Telegrafi/