Telegrafi

Notat e lojtarëve: Japoni 1-1 Kroaci, Livakovic vendimtar

(Foto: Getty Images)

Ndeshja e të tetës së finales në Kampionatin Botëror ndërmjet Japonisë dhe Kroacisë është vendosur pas ekzekutimit të penalltive.

Skuadra ballkanike rezultoi më e saktë në njëmbëdhjetëmetërsha dhe siguroi pjesëmarrjen në çerekfinale, ku do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Brazilit dhe Koresë së Jugut.

Kroatët e deshën më shumë fitoren, andaj kanë marrë notë mesatare më të kartë se ekipi japonez.

Portieri Dominik Livakovic ishte vendimtar në mbrojtjen e penalltive, ashtu që është ndër më të vlerësuarit së bashku me mesfushorin japonez, Wataru Endo.

Luka Modric nuk ishte në kulmin e formës së tij në këtë takim, andaj është përfshirë në listën e futbollistëve me notat e ulëta.

Në vijim është vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave – sipas SofaScore – në ndeshjen Japoni 1-1 Kroaci. /Telegrafi/