Site icon Telegrafi

Notat e lojtarëve: Italia 1-0 Uellsi, shkëlqimi i Verrattit

(Foto: Twitter/Italy)

Një tjetër fitore e Italisë në kuadër të ‘Euro 2020’. Azzurrët triumfuan përballë Uellsit për ta vazhduar rekordin pa pranuar gol në tri ndeshjet grupore.

Njëherësh, të zgjedhurit e Roberto Mancinit regjistruan rekord prej 30 ndeshjesh pa humbje.

Mesfushori Marco Verratti që dhuroi asistimin te goli i fitores ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë takim.

Lexo po ashtu Italia me rekord kryeson grupin, Uellsi vazhdon tutje falë golaverazhit më të mirë

Ethan Ampadu që u përjashtua me karton të kuq, është lojtari me notën më të ulët në këtë ndeshjes.

Derisa portieri i Uellsit, Danny Ward, ka marrë vlerësim të mirë, duke qenë se nuk lejoji që skuadra e tij të mposhtej me rezultat më të thellë. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Exit mobile version