Maqedonia e Veriut ka bërë një nga befasitë më të mëdha në histori, duke e lënë Italinë jashtë Kampionatit Botëror, pasi fituan me rezultat 1-0.
Italia edhe pse dominoi dhe kishte disa raste, nuk ia arriti të shënojë, ndërsa në anën tjetër Aleksandar Trajkovski gjeti rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca në fundin e ndeshjes.
Lojtari më i mirë te Maqedonia e Veriut ishte Visar Musliu me notën 8.1.
Pas tij u vlerësuan portieri Stole Dimitreski (8.0) dhe golashënuesi Trajkovski (7.2)
Lojtari më i vlerësuar në ndeshje ishte Marco Veratti me notën 8.8.
Notat e lojtarëve të Italisë dhe Maqedonisë së Veriut
/Telegrafi/