Kroacia nuk lejoi befasi edhe në ndeshjen kundër Islandës përkundër se e kishte siguruar kualifikimin në të tetën e finales të Kampionatit Botëror.
Në ndeshjen e vlefshme për Grupin D, loja e dy skuadrave ishte e përafërt, ashtu që islandezët kanë marrë notë mesatare 6.37, ndërsa kroatët ishin pakëz më të mirë 6.85.
Milan Badelj ka marrë notën më të lartë te Kroacia (9.1), si dhe notën më të lartë në fushë.
Lojë të mirë ka bërë edhe golashënuesi tjetër, mesfushori ofensiv, Ivan Perisic (7.6)
Portieri i Islandës, Hannes Halldorsson (5.6), si edhe mesfushori Emil Hallfredsson (5.6) kanë marrë vlerësimet më të ulëta në këtë ndeshje.
Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/