Telegrafi

Notat e lojtarëve: Irani 0-1 Spanja, Isco më i miri në fushë

Isco dhe Diego Costa (Foto: Getty Images)

Spanja i është gëzuar fitores së parë në Kampionatin e sivjetmë Botëror duke e mposhtur Iranin me epërsi minimale.

Në bazë të vlerësimit, paraqitja e skuadrave ishte e përafërt me një lojë lehtësisht më të mirë të spanjollëve (6.98), në raport me iranianët (6.56).

Më i miri te Irani ishte mbrojtësi Ramin Rezaeian (7.9), ndërsa me notën më të ulët është vlerësuar anësori Karim Ansarifard (6.1).

Lexo po ashtu Fitore e vështirë e Spanjës ndaj Iranit

Isco ka notën më të lartë te Spanja (8.1), i ndjekur nga Sergio Busquets (7.9) e Sergio Ramos (7.8).

Andres Iniesta (6.7) dhe Lucas Vazquez (6.7) janë lojtarët me vlerësimet më të ulëta te La Roja.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Iranit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Spanjës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/