Atletico Madridi arkëtoi pikë të plota në ndeshjen e parë sezonale në La Liga si mysafir i Getafes në Coliseum Alfonso Perez.
Los Rojiblancos e dominuan ndeshjen, ashtu që kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë sesa rivali lokal.
Golashënuesi i dyfishtë, Alvaro Morata, është vlerësuar me notën më të lartë, derisa pas tij ndodhet asistuesi i trefishtë, Joao Felix.
Qendërmbrojtësi i Getafes, Stefan Mitrovic, është futbollisti me notën më të ulët në këtë takim.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Getafe 0-3 Atletico Madrid. /Telegrafi/