Telegrafi

Notat e lojtarëve: Genoa 1-1 Roma, Criscito lojtar i ndeshjes

Domenico Criscito (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Roma nuk arriti ta ruante epërsinë në ndeshjen kundër Genoas, ashtu që mbeti prapa në garën për top-katërshe.

Duke qenë se rezultati ishte i barabartë, nota mesatare e vendasve ishte pakëz më e lartë (6.94) në krahasim me atë të mysafirëve (6.78).

Lexo po ashtu Roma ndalet nga Genoa dhe mbetet prapa në garën për Ligën e Kampionëve

Domenico Criscito ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë ndeshje (8.1) falë paraqitjes së tij. Stephan El Shaarawy (7.5) ka marrë notën më të lartë te Giallorossët.

Nicolo Zaniolo (6.3) është ndër lojtarët me notën më të ulët në këtë takim.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Genoas (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/