Telegrafi

Notat e lojtarëve: Franca 2-0 Maroku, Hernandez nga më të mirët

(Foto: Twitter/FIFA.com)

Në një tjetër gjysmëfinale fantastike, Franca e ka mposhtur Marokun për ta siguruar kualifikimin në finale të Kampionatit Botëror, ‘Katar 2022’.

Duke qenë skuadra fituese, Les Bleus kanë marrë notë mesatare më të lartë se ekipi afrikan që po ashtu bëri paraqitje të mirë, përkundër humbjes.

Mbrojtësi i krahut, njëherësh realizuesi i golit të parë, Theo Hernandez ka marrë vlerësimin më të lartë në këtë sfidë.

Edhe kolegët e tij në fazën defensive, Jules Kounde dhe Ibrahima Konate, kanë marrë nota të larta, derisa Raphael Varane ndodhet pas tyre.

Këtë mbrëmje ka zhgënjyer Hakim Ziyech, i cili në këtë vlerësim ka marrë notën më të ulët.

SofaScore e ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në ndeshjen Franca 2-0 Maroku. /Telegrafi/