Telegrafi

Notat e lojtarëve: Dortmund 0-1 Tottenham, Hugo Lloris i pakalueshëm

Hugo Lloris në ndeshjen ndërmjet Borussia Dortmund dhe Tottenham Hotspur (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores edhe në udhëtim ndaj Borussia Dortmundit.

Paraqitja e vendasve ishte më e dobët, ashtu që nota mesatare e tyre është më e vogël (6.63), në krahasim me atë të mysafirëve (7.05).

Lexo po ashtu Tottenhami fiton edhe në Dortmund dhe me komoditet kualifikohet në çerekfinale

Portieri Hugo Lloris ka marrë notën më të lartë te Spursat (8.4), por edhe më të lartë në ndeshje, pasi arriti ta mbajë të paprekur portën e tij.

Mbrojtësi i majtë, Jan Vertonghen (7.9), asistuesi Moussa Sissoko (7.7) dhe golashënuesi Harry Kane (7.5) – ishin futbollistët tjerë më të mirë te skuadra angleze.

Nota më e ulët te BVB, si dhe në përgjithësi në ndeshje, i ka takuar portierit vendas, Roman Burki (5.8).

Ndërsa më të mirë te Dortmundi ishin Jadon Sancho (7.3) dhe Marius Wolf (7.2) që luajtën mirë në krahun e djathtë.

Notat e lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Borussia Dortmundit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Tottenham Hotspur (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/