Telegrafi

Notat e lojtarëve, Copenhagen 0-0 Man City: Grabara shkëlqen, Gomez dështim

Copenhagen ka marr një barazim në shtëpi ndaj Man Cityt me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së katër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nuk solli gola, ndërsa, Riyad Mahrez dështoi nga pika e bardhë në pjesën e parë.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte portieri vendas Kamil Grabara që priti penalltinë me notën 8.4.

Te Man City me i miri ishte Rodri me notën 7.7, ndërsa Sergio Gomez me notën 5.1 ishte më i dobëti në fushë.

Notat e lojtarëve të Copenhagen dhe Man City

/Telegrafi/