Telegrafi

Notat e lojtarëve: Chelsea 2-1 Lille, shkëlqen Willian

(Foto: Clive Rose/Getty Images/Guliver)

Chelsea ka arritur fitore ndaj Lille në ndeshjen e rëndësishme të fazës grupore të Ligës së Kampionëve që u zhvillua në Stamford Bridge.

Falë lojës më të mirë, vendasit kanë marr notë mesatare më të lartë (7.0), në krahasim me ekipin mysafir (6.65).

Lexo po ashtu Valencia dhe Chelsea kualifikohen tutje, eliminohet Ajaxi

Willian (8.4) ka marrë notën më të lartë te Blutë, ndërsa kanë shkëlqyer edhe lojtarët tjerë ofensivë, Christian Pulisic (7.9) dhe Tammy Abraham (7.8).

Te mysafirët ka zhgënjyer mesfushori anësor Thiago Maia (5.6), i cili e ka marrë notën më të ulët në këtë ndeshje.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Chelseat (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Lille (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/