Roma ka marrë një fitore të vështirë në udhëtim te Cagliari me rezultat 4-3 në kuadër të javës së 26-të në Serie A
Golat për vendasit i shënuan Joa pedro (28’/89’) dhe Gaston Pereiro (75’), për Giallorossët shënuan Nikola Kalinic (29’/41’), Justin Kluivert (64’) e Henrikh Mkhitaryan (81’).
Roma ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.04, derisa Cagliari u vlerësua me 6.37.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte sulmuesi kroat që shënoi dy gola dhe u notua me 9.8.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte mbrojtësi i vendasve, Luca Pellegrini që u vlerësua me 5.3.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave: