Borussia Dortmundi e ka fituar duelin e gjashtë golave përballë Union Berlinit duke qëndruar pranë kreut në tabelë.
BVB që ishte në cilësinë ekipit vendas, ka bërë paraqitje më të mirë ashtu që edhe nota mesatare e tyre është më e lartë në krahasim me mysafirët.
Golashënuesi i dyfishtë, Erling Haaland, ka qenë lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim.
Ndërsa vlerësimi më i ulët ka shkuar për portierin vizitor, Andreas Luthe dhe mbrojtësin Marvin Friedrich.
SofaScore ka bërë vlerësimin e plotë të lojtarëve të të dyja skuadrave në takimin Borussia Dortmund 4-2 Union Berrlin. /Telegrafi/