Atletico Madridi triumfoi me rezultat 3-1 ndaj Real Betisit në kuadër të javës së 27-të në La Liga.
Golat për Los Cholchoneros i shënuan Joao Felix me dy dhe Thomas Lemar, ndërsa për vendasit shënoi Cristian Tello.
Atletico Madridi ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.01, me Betisin që u vlerësua me 6.61.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë duel doli të ishte Felix që realizoi dy gola dhe mori notën 8.4.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Aitor Ruibal me vlerësimin 6.2.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/