Telegrafi

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 4-0 Bayer Leverkusen: Musiala lojtar i ndeshjes

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj Bayer Leverkusen me rezultat të thellë 4-0 në kuadër të javës së tetë në Bundesligë.

Leroy Sane, Jamal Musiala, Sadio Mane dhe Thomas Muller i shënuan golat në këtë fitore të bavarezëve.

Lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Musiala me notën 8.5 që përveç golit dha edhe dy asistime.

Pas tij u vlerësuan Joshua Kimmich (8.1), Muller (8.0) dhe Manuel Neuer (8.0).

Pas katër ndeshjeve pa fitore, Bayern Munich kthehet te triumfi dhe tani me 15 pikë gjendet në pozitën e dytë.

Notat e lojtarëve të Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen

/Telegrafi/