Telegrafi

Notat e lojtarëve: Bayern Munich 3-0 Union Berlin, vlerësohet paraqitja e Coman

(Foto: Twitter/FC Bayern Munich)

Bayern Munichu ishte bindës në triumfin ndaj Union Berlinit në garën për vendin e parë në Bundesliga.

Si skuadra fituese dhe me paraqitje mbresëlënëse në fushën e Allianz Arenas, bavarezët kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se ekipi vizitor.

Golashënuesi dhe asistuesi Kingsley Coman është futbollisti më i vlerësuar në ndeshje, i ndjekur nga Thomas Muller, i cili dhuroi dy asistime dhe golashënuesi tjetër, Jamal Musiala.

Lexo po ashtu Bayerni nënshtron Union Berlinin dhe rimerr kreun

Lojtarët mysafirë përgjithësisht kanë marrë nota të ulëta, derisa vlerësimi më i ulët shkon për mbrojtësin Diogo Leite.

Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për futbollistët e të dyja skuadrave në ndeshjen Bayern Munich 3-0 Union Berlin. /Telegrafi/