Bayern Munichu ishte bindës në triumfin ndaj Union Berlinit në garën për vendin e parë në Bundesliga.
Si skuadra fituese dhe me paraqitje mbresëlënëse në fushën e Allianz Arenas, bavarezët kanë marrë notë mesatare dukshëm më të lartë se ekipi vizitor.
Golashënuesi dhe asistuesi Kingsley Coman është futbollisti më i vlerësuar në ndeshje, i ndjekur nga Thomas Muller, i cili dhuroi dy asistime dhe golashënuesi tjetër, Jamal Musiala.
Lojtarët mysafirë përgjithësisht kanë marrë nota të ulëta, derisa vlerësimi më i ulët shkon për mbrojtësin Diogo Leite.
Në vijim është vlerësimi i plotë i SofaScore për futbollistët e të dyja skuadrave në ndeshjen Bayern Munich 3-0 Union Berlin. /Telegrafi/