PSG ka fituar si mysafir i Bayern Munich me rezultat 3-2 në kuadër të ndeshje së parë të çerekfinales në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja mes këtyre dy skuadrave doli të jetë shumë e bukur, me gola, por edhe shumë raste nga të dyja palët.
Kylian Mbappe shënoi dy herë, ndërsa një gol e shënoi Marquinhos për PSG-në, ndërsa Maxim Choupo Moting dhe Thomas Muller i shënuan golat e Bayernit.
Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë portieri i PSG-së, Keylor Navas e notën 8.8, që bëri nëntë pritje.
Pas tij te PSG me vlerësim vijnë Mbappe me 8.0 dhe Marquinhos me 8.1.
Te Bayern më i miri në fushë ishte Joshua Kimmich me 8.7, ndërsa lojtari m i dobët i takimit doli Manuel Neuer me 5.4.
Notat e lojtarëve të Bayern Munich dhe PSG
/Telegrafi/