Telegrafi

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-0 PSG: De Ligt më i miri në fushë

Bayern Munich ka shënuar fitore ndaj PSG-së me rezultat 2-0 në ndeshjen kthyese të fazës së parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.

Bavarezët ishin më të mirë edhe në ndeshjen e parë duke fituar 1-0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 3-0 kaluan tutje.

Eric Maxim Choupo-Moting dhe Serge Gnarbry shënuan golat për bavarezët në këtë ndeshje.

Lojtari me vlerësimin më të lartë ishte Mattijs de Ligt me notën 8.0. Pas tij vlerësim të lartë kishte Alphonso Davies me notën 7.6.

Lionel Messi u vlerësua me notën 6.9, ndërsa më i dobëti në fushë isthe Marco Verratti me notën 6.1.

Notat e lojtarëve të Bayern Munich dhe PSG

/Telegrafi/