Bayern Munich ka marr një fitore në shtëpi ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 30-të të Bundesligës.
Bavarezët shiheshin si favorit absolut në këtë takim, pasi janë shumë afër titullit të kampionit, që do të jetë i 30-ti në histori të klubit.
Maxim Choupo-Moting dhe Joshua Kimmich ishte autor të golave.
David Alaba u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.0.
Pas tij me paraqitje u vlerësuan Jama Musalia (7.9), Choupa-Moting (7.8) dhe Kimmich (7.7).
Bayern Munich me këtë fitore i ka 71 pikë, dhjetë më shumë se ndjekësi i parë RB Leipzig kur kanë mbetur edhe katër javë.
Notat e lojtarëve të Bayern Munich dhe Bayer Leverekusen
/Telegrafi/