Bayern Munich fitoi me përmbysje 5-2 ndaj Mainzit në kuadër të javës së 14-të në Bundesliga.
Golat për Bavarezët i shënuan Joshua Kimmich,Leroy Sane, Niklas Sule dhe dy nga Robert Lewandowski, derisa për Mainzin realizues ishin Jonathan Burkardt e Alexander Hack.
Bayerni ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.18 me Mainzin që u vlerësua 6.49.
Lojtari me paraqitje më të mirë në këtë sfidë ishte Lewandowski që shënoi dy gola dhe u notua me 9.4.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Jerome Boateng me vlerësimin 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/